Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Aleksandër Biberaj në një intervistë për “Panorama TV” komentoi task forcën për monitorimin e zgjedhjeve të drejtuar nga Belinda Balluku.

Ai u shpreh se nga Edi Rama deri tek roja janë të përfshirë në fushatë dhe drejtimi i kësaj task force nga Balluku është njësoj sikur t’i varësh mëlçitë ujkut dhe thuaji mos vidh.

“Nga i pari që është Rama deri tek roja janë të përfshirë në këtë fushatë. Kjo është vari mëlçitë ujkut dhe thuaj mos vidh. Kjo është e turpshme. Task forcë për të mos bërë fushatë kur këta janë në fushatë”, tha Biberaj.

Aleksandër Biberaj gjithashtu bëri edhe një denoncim për një kryetar bashkie, i cili tha se ka në zyrën e tij të gjitha dorëheqjet e drejtorëve, në rast se nuk do të fitojnë më 14 maj.

“Në një bashki të Shqipërisë sot kryetari aktual ka thirr të gjithë drejtorët dhe kanë nënshkruar nëse unë nuk fitoj në lagjen e caktuar, apo në qytet kam dhënë dorëheqjen dhe kanë firmosur dhe kryetari i bashkisë që është një bandit i ka në zyrë. Dhe ai krijon task forcë”, tha ndër të tjera Biberaj.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re