Dy vite nga lançimi, Google Gboard ofron mbështetje për 500 gjuhë në Android. Sipas Google, aplikacioni mbulon 90% të gjuhëve të botës.

Gboard gjithashtu mbështet mbi 40 sisteme shkrimi nga skriptet të përdorur në gjuhë Romake, Cyrilike dhe Devangari, tek ato si Ol Chiki dhe Santali shumë pak të përdorur.

Për ti ndihmuar njerëzit të komunikojnë më kollaj, ndërfaqet e tastierave janë specifike për çdo gjuhë dhe pajisur me funksione të korrigjimit automatikisht apo parashikimit të fjalëve.

Google lançoi Gboard në Dhjetor të 2016-ës në 100 gjuhë dhe arritja në 500 të tilla në pak kohë është një arritje e madhe për Google. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re