Kryeministri Edi Rama, teksa prezantonte planin e paqes fiskale, është shprehur se tatimfitimi i caktuar 15% ndaj kompanive nuk do të preket nga ana e qeverisë.

Rama u shpreh se ka një hapësirë ende të pashkelur për të rritur të ardhurat për shtetin, duke shtuar se në aspektin e administrimit “e dimë që do të kemi të meta dhe boshllëqe që janë tonat”.

Por theksoi Rama, nuk synon rritjen e të ardhurave duke ushtruar presion mbi sipërmarrjen, pasi sipas tij do të shkaktonin më shumë dëm.

Edi Rama: Tatim fitimin e kemi vendosur 15% që atëherë dhe nuk e lëvizim, as nuk do ta rrisim dhe as nuk do ta prekim. Do të jetë 15%.

Në aspektin e administrimit e dimë që do të kemi të meta dhe boshllëqe që janë tonat, e dimë që kemi një hapësirë ende të pashkelur për të rritur të ardhurat për shtetin.

Ne nuk duam të synojmë rritjen e të ardhurave duke ushtruar presion mbi sipërmarrjen, dhe dukë bërë më shumë dëm se sa mirë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko