Deputetja e PD, Ina Zhupa në një intervistë për Panorama Tv tha se kërkesa e drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve për t’i kërkuar kompanisë Hysenbelliu sh.p.k që të parapaguajë tatim fitimin mbi ‘Prestige Resort’ për vitin 2023 pas shembjes është një çmenduri.

Zhupa tha se qeveria e Ramës më mënyrën e saj mafioze për të sulmuar median që nuk i përgjigjet interesave të kryeministri po përdor çdo formë për të kërcënuar, ashtu siç po bën dhe me bizneset e tjera në vend për t’i ‘rrëmbyer’ votën.

Lidhur me pritshmërinë për vendimin e Gjykatës Kushtetuese pas kërkesës së qeverisë për të konfisukuar ndërtimet pa leje, Zhupa tha se kjo e fundit duhet t’i tejkalojë presionet politike dhe t’i bindet ligjeve.

Pjesë nga intervista:

Sot drejtoria e Tatime ka kërkuar që kompania Hysenbelliu Group të paguajë tatimfitimin për këtë vit, si e gjykoni?

Kjo është një çmenduri, unë e kam denoncuar që në momentin e parë gjithë represionin që po përdoret ndaj mediave të Hysenbelliut duke mbajtur qëndrimin ndaj të vërtetës, dhe të përdoren mënyra mafioze për të sulmuar, pasi e lënë në pritje për reflektimin, paralajmërim mafioz. Arrin të kërcënojë median dhe kërkon t’i paguhen para për një biznes që është prishur. Po përdor çdo formë për të kërcënuar pronarët e mediave, Hysenbelliu ka të drejtë dhe nuk trembet nga këto metoda kërcënimi. Të njëjtat metoda po përdoren dhe për bizneset që t’i marrin votën, si dhe Hysenbelliut për të ndryshuar realitetin, për t’u pasuruar ai dhe oligarkët.

Në 26 prill, Gjykata pritet të japë vendimin për konfiskimin e ndërtimeve pa leje. Çfarë pritshmërish keni?

U surprizova kur Gjykata ngrit pretendim për mbarimin e mandatit të deputetëve. Pra deputetët që kishin firmosur në gjykatë dhe kjo e vazhdoi gjykatën dhe nuk tha asgjë, po bën një çudi tani duke kërkuar se pse dy deputetët kanë lënë mandatin. Uroj ta tejkalojë presionin politik dhe të qëndrojë në të drejtën kushtetuese për të marrë një vendim të duhur, jo të fshihen pas kleçkave procedurale. Do ishte një dëmtim imazhi dhe për një shtet të së drejtës. Gjykatat ndërkombëtare do jenë ato për të cilat do i drejtohen opozita për të marrë një vendim të drejtë, ne jemi në pritje. Uroj që gjykata të jetë në lartësinë e duhur. Të ruajë atë që kërkon standardi kushtetues.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re