Altin Dumani, kreu i Prokurorisë së Posaçme, ka deklaruar se Drejtoria e Tatimeve nuk raporton rastet e korrupsionit, teksa ka renditur edhe problematikat.

Drejtuesi i SPAK, gjatë raportimit në Komisionin e Ligjeve, u shpreh se zmadhimi fiktiv i kapitalit është një rast tipik i pastrimit të parave.

Ai deklaroi se një firmë blihet për 200 mijë lekë të reja dhe pas 2 muajsh bëhet zmadhim kapitali duke u vlerësuar 300 mln lekë.

Altin Dumani: “Sa i takon pastrimit të parave, SPAK nuk i bën vetëm këto gjëra. SPAK është skaji fundor.

Ka një qarkullim shumë të madh të parasë kesh, legjislacioni në vlerësimin tim, është i mirë, problemi është zbatimi. Institucionet duhet ta zbatojnë, rasti i raportimit nga noterët, duhet ta raportojnë Tatimet për shembull. Ka një tipologj, zmadhimi i kapitalit që bëjnë shoqëritë tregtare.

Zmadhim fiktiv kapitali, është një rast tipik i pastrimit të parave, por një ndër rastet pse unë kam përmendur që duhet rritur bashkëpunimi ky ka qenë. Ju kam thënë edhe drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve në një takim që kam patur, duhet të fokusoheni këtu, duhen të caktohen persona kompetentë të dedikuar për këtë që të ndjekin. E blej sot unë 200 mijë lekë të reja dhe pas 2 muajsh bëj zmadhim kapitali dhe e vlerësoj shoqërinë 300 mln lekë. Kjo është.”

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re