Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka firmosur sot kërkesën drejtuar Kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, ku i Kërkohet thirrja e Konferencës së Kryetarëve për fillimin e procedurës së zgjedhjes të Presidentit të Republikës .

Në shkresën e tij, Balla sqaron se bazuar në Kushtetute, mandati i Presidentit Ilir Meta përfundon në 24 korrik të këtij viti, ndaj nisja e procedurave duhet bërë përpara datës 24 maj sic përcaktojnë afatat kushtetuese.

Ndaj Balla, referuar këtyre hapësirave ligjore ka kërkuar që në 29 prillet të mblidhet Konferenca e Kryetareve që ti hapë rrugë fillimit të procedurave për zgjedhjen e Kreut të ri të Shtetit.

 

Për këtë qëllim, bazuar në nenin 12, pika 2 të Rregullores së Kuvendit, në cilësinë e Kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste ju propozoj thirrjen e Konferencës së Kryetarëve më datë 29 Prill 2022, me këtë rend dite:

 

Fillimi i procedurave për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Shqipërisë.

Përcaktimi i datës së raundit të parë të votimit për Presidentin e Republikës së Shqipërisë.

 

 

Balla referuar nenit 87 të Kushtetutës ka propozuar madje që raundi i parë i votimit për zgjedhjen e Presidentit të Republikës të kryhet në një seancë plenare të posaçme, e cila të mbahet më datën 4 maj 2022.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re