Me 84 vota, 3 kundër dhe 3 abstenim, Kuvendi miratoi dje dekretin e Presidentit për shkarkimin e Bledi Çuçit nga detyra e Ministrit të Brendshëm. Në vend të tij është emëruar Taulant Balla.

Kuvendi miratoi dekretin e Presidentit me 75 vota pro, 16 kundër, 1 abstenim. Kujtojmë se kryeministri Edi Rama shkarkoi ministrin Çuçi pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Fushë-Krujë, ku anëtarë të fisit Rraja dhunuar 2 kushërinj të fisit Maja, lidhur me një denoncim që ata kishin bërë në Polici për guroren e Rrajave. Po atë ditë, Rama emëroi Ballën si ministër të ri të Brendshëm, i cili ditën e hënë mori edhe dekretin e presidentit të Republikës, Bajram Begaj, për të mbajtur këtë detyrë.

Bledi Çuçi mbajti postin e ministrit të Brendshëm për një periudhë rreth 1 vit e gjysmë, pas emërimit në këtë detyrë në dhjetor të vitit 2020. Më herët gjatë seancës së djeshme plenare Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla apeloi se është koha që opozita të ketë vullnetin e mirë që të çojë përpara Reformën Zgjedhore. Balla u shpreh është shprehur se kjo mazhorancë është e gatshme që të gjitha rekomandimet e OSBE/ODIHR të zbatohen, si dhe ka nënvizuar se depolitizimi në Komisione Zgjedhore si dhe garantimi i të gjithë shqiptarëve që jetojnë kudo në botë të kenë vendimmarrjen e tyre për çfarë ndodh në Shqipëri në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2025 kanë një rëndësi të madhe. “Është koha e duhur që në shtator Kuvendi i Shqipërisë të çojë përpara me një ritëm tërësisht të ri Reformën Zgjedhore dhe përgjegjësia këtu doni apo s’doni është e opozitës.

Ne jemi të gatshëm, e kemi thënë prej ditës së parë që gjitha rekomandimet e OSBE/ODIHR-it ti çojmë përpara. Personalisht vazhdoj të insistoj se depolitizimi i komisioneve zgjedhore është një domosdoshmëri. Administrimi i zgjedhjeve nga persona apolitikë, është një model i cili garanton sukses dhe një përshpejtim të daljes së rezultatit zgjedhor. Gjithashtu duhet të adresojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të garantur që në prill apo deri në mes maji të vitit 2025 ne të kemi mundësinë që motrat dhe vëllezërit tanë që jetojnë jashtë territorit kudo në të gjitha kontinetet, të kenë mundësinë të votojnë dhe kjo votë shumë mirë mund të realizohet nëpërmjet votimit me postë. Ministri i Brendshëm Taulant Balla reagoi pas votimit nga Parlamenti me 75 vota Pro të Dekretit të Presidentit të Republikës Bajram Begaj.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla deklaron se do të bëj gjithçka të mos zhgënjej askënd në kryerjen me sukses të detyrës së Ministrit të Brendshëm në Qeverinë e Kryeministrit Edi Rama. Gjithashtu Balla shkruan se do ti shërbejë me përulje çdo qytetari të Shqipërisë. “Të dashur miq, do bëj gjithçka të mos zhgënjej askënd prej jush që besoni tek unë në kryerjen me sukses të detyrës së Ministrit të Brendshëm në Qeverinë e Kryeministrit Edi Rama duke i shërbyer me përulje çdo qytetari të Shqipërisë sonë. Do mundohem t’i zhgënjej pozitivisht dhe ata që nuk më votuan sot në Kuvendin e Shqipërisë”, – shprehet Balla.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re