Një operacion i SPAK-ut, në bashkëpunim me autoritetet italiane dhe Policinë e Shtetit në Shqipëri, u zhvillua mbrëmjen e së premtes për të goditur një bazë të një “call center”-i në zonën e “Myslym Shyrit” në Tiranë, që dyshohet se operonte në fushën e mashtrimit në një shtet tjetër. Si…
Një operacion i SPAK-ut, në bashkëpunim me autoritetet italiane dhe Policinë e Shtetit në Shqipëri, u zhvillua mbrëmjen e së premtes për të goditur një bazë të një “call center”-i në zonën e “Myslym Shyrit” në Tiranë, që dyshohet se operonte në fushën e mashtrimit në një shtet tjetër.
Si rezultat i operacionit, u vunë në pranga 10 persona dhe u shpallën në kërkim 2 drejtuesi e “call center”-it.
E pas publikimit të këtij lajmi, në disa media qarkulluan me shpejtësi pretendime se motra e Taulant Ballës qëndronte pas subjekteve të kontrolluara mbrëmjen e kaluar nga SPAK-u.
Lidhur me këto pretendime, ka reaguar mëngjesin e sotëm Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i cili deklaroi se lajmet janë “fake news”.
