Anullimi i vizës së ish-kryeministrit Sali Berisha nga SHBA-ja është një tjetër çështje që është diskutuar këtë të enjtje në emisionin Real Story.

 

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka deklaruar se prej 17 vitesh nuk e ka parë më keq Sali Berishën.

 

Gjithashtu në kete debat është diskutuar edhe në lidhje me rolin që duhet të ketë  Shqipëria në dialogun Kosovë-Serbi.

 

“Ne duhet ta mbështesim dialogun e shtetit të pavaruar dhe Sovran të Kosovës, ne duhet të nxisim autoritetet në Kosovë për një zgjidhje në lidhje dialogun me Serbinë. Besoj se Berisha e ka kaluar vizën e kuqe në aspekt të rolit apo marrëdhënieve që një ish-kryeministër si Berisha luan në Shqipëri dhe në Kosovë sulmet e tij në komunikim me një gjuhë të palejueshme që sulmonin presidentin HashimThaçi,  mendoj se është e dëmshme. Berisha sipas meje mendoj se nuk e kishte menduar një fund të tillë politik si sot.”

 

Analisti Gjekmarkaj është shprehu se nëse është për Kosovën Berisha, e don Kosovën më shumë se SHBA, Bolton dhe më  shumë sesa shumë shqiptarë.

 

“Nëse ameriakët i heqin vizën për qëndrimin që ai ka në çështjen e Kosovës, atëherë Berishës le ti hiqet viza dhe ai të rrijë pa vizë. Integriteti  i Kosovës vihet në diskutim, dhe Berishës i vjen keq për këtë.”

 

Nga ana tjetër analisti Arjan Vasjari është shprehur se kjo është një kohë delikate për kombin shqiptar.

 

“Kam përshtypjen se kombi shqiptar është në momentin më delikat që nga rënia e perdes së hekurt, guxoj ta them këtë sepse unë kam qenë me presidentin Thaçi në këtë studio dhe i kam thënë se qëndrimi amerikan i largon 180 gradë me atë të administrative të mëparshme. Duke qenë një situatë kaq delikate faktori shqiptar në të dyja krahët, në Kosovë dhe në Shqipëri e ka të nevojshme të ketë një qëndrim të unifikuar. Për shkak të sakrifica të shqiptarëve në të dy anët, a është e gatshme politika shqiptare të ketë një qëndrim të kundër me atë të Amerikës, per integritetin e Kosovës dhe kjo s’do të thotë se ne jemi kundër amerikanëve.”

Ndërkohë pyetjes se gazetarit Sokol Balla se cili është qëndrimi i qeverisë në çështjen e Kosovës, Balla ka theksuar se Shqipëria duhet të jetë e angazhuar dhe të mbështesë dialogun e Kosovës me Serbinë, që të mbyllet me një marrëveshje.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re