Ministri i Brendshëm, Taulant Balla është takuar në Hagë me drejtoreshën Ekzekutive të EUROPOL, Catherine De Bolle.

 

Balla shprehet se pjesë e diskutimeve, ndër të tjera ishte edhe bashkëpunimi me EUROPOL për të çuar përpara vetë-pastrimin e Policisë së Shtetit.

Po ashtu, Balla tha se është rënë dakord për të marrë ekspertizë, kryesisht në sfidën ndaj krimit kibernetik, një sfida që nuk e ka vetëm Shqipëria, por edhe vende të tjera në Evropë.

Balla: Bashkëpunimi me EUROPOL është shumë i rëndësishëm në një sërë detyrash që Policia  e Shtetit ka kundër krimit të organizuar, por edhe formave të tjera të krimit, të cilat duhet t’i përballin sëbashku me ekspertizën më të mirë që mund të na ofrojë EUROPOL-i.

Në fakt bashkëpunimi me EUROPOL gjatë këtij viti do të kalojë në një nivel tjetër, pasi do të shtrihet në 120 aktivitete operacionale të përbashkëta, ku Shqipëria do të jetë pjesë e rëndësishme e zbatimit të tyre në territorit  Evropian edhe në Shqipëri.

Kemi rënë dakord me drejtoreshën ekzekutive, për të marrë ekspertizë kryesisht në sfidën e krimit kibernetik, ajo që duket se do të jetë një sfidë jo vetëm e vendit tonë, por edhe në Europë.

Kemi folur edhe për vetëpastrimin e Policisë së Shtetit, si një proces mjaft të rëndësishëm.

Falë bashkëpunim me EUROPOL ne kemi mundur të identifikojmë punonjës policie që janë në hetim dhe kjo marrëdhënie do të vazhdojë për t’i shkuar në fund këtij procesi.

Do vazhdojmë të intesifikojmë bashkëpunimin dhe shkëmbimit të informacioneve në fusha të tjera me interes.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re