Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ështe takuar me zyrtarë të lartë britanikë, mes të cilëve edhe homologun James Cleverly, një vizitë në Britaninë e Madhe.

Ministri Balla bashkë-drejtoi me Ministrin britanik për Migracionin, takimin e radhës së Komitetit të Përbashkët Mbikqyrës (KPM), në kuadër të Task Forcës së Përbashkët kundër Migracionit të Jashtëligjshëm (TFPM), ku u vlerësuan rezultatet domethënëse me më shumë se 90% ulje të emigracionit të paligjshëm.

Balla theksoi se rezultatet në fushën e emigracionit të paligjshëm janë të prekshme dhe sipas ministrit, çështja e emigracionit të qytetarëve shqiptarë përmes Kanalit nuk ekziston më!

“Sot jemi këtu për të bërë një bilanc të vlerësimit tonë të përbashkët se ku jemi me pjesën që lidhet me punët e brendshme në luftën kundër emigracionit të paligjshëm. Mund të themi se rezultatet deri tani janë mbresëlënëse, edhe partnerët britanikë e pranojnë faktin se çështja e emigracionit të paligjshëm të qytetarëve shqiptarë përmes kalimit të Kanalit nuk ekziston më.

Hapi i radhës që duhet të nxisim të dyja palët është emigracioni i ligjshëm. Të gjithë shqiptarët që kanë ardhur në Britani përmes punësimit të përkohshëm të gjithë janë kthyer brenda afatit.

Përmes bashkëpunimit të shkëlqyer dhe operativ kemi arritur tashmë rezultate mbresëlënëse në luftën kundër krimit dhe për ndalimin dhe goditjen e migracionit të paligjshëm”, nënvizoi Balla.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re