Deputeti Myslim Murrizi ka mbajtur një fjalim me tone të forta në Kuvend, duke folur nga tenderat që jepen pa garë, tek marrëveshja për Reformën Zgjedhore, që sipas tij nuk do marrë votat e opozitës brenda parlamentit.

“Kam përpara raportin e KLSH-së që thotë se për 2553 tendera, bërë nga Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Brendshme, drejtoria e Burgjeve, AKSH, 17% të tenderave i kanë tenderuar me një pjesëmarrës. Është bërë qëllimisht gjithçka që ti merrte Hasani. E nderuar zonja Balluku, unë kam qenë këtu kur qytetarët e Kukësit kërkuan që të hiqej trau, dhe nuk e di se pse u shua më pas. Në njëfarë mënyre jam dakord me ty, se rruga e Kombit u bë me tra, ju do ia vini dhe rrugëve të tjera tani”, u shpreh Murrizi.

Ndërkohë duke iu referuar votave për Kodin Zgjedhor, Murrizi tha se ato nuk do të jepen, ndërsa shtoi se ai nuk mund të prishë dashurinë mes Ramës  dhe Bashës.

“Ju thoni që iu duhen 800 mijë vota në zgjedhjet e ardhshme se ju duhen, i keni bërë votat si tender, ai tjetri thotë se është koha për rotacion, se mendoni se e keni vendin me tapi. Kanë qenë silenciozë ata të tjerët, se i keni dhënë ndonjë vilë dhe ndonjë tender. Më gjeni një tender që kam kërkuar unë, ju që jeni këtu, dhe ata që nuk janë. 

Kur keni qenë në këtë sallë këtu, e keni ndryshuar Kushtetutën si u ka dashur qejfi, nuk i latë partitë e vogla as të regjistroheshin fare. Ata qenkan mërzitur se do ndryshohet Kushtetuta një vit para zgjedhjeve, unë habitem se pse ju i trembeni kaq shumë një marrëveshje institucionale, por ju doni pazare.

Ne kemi kërkuar atë që kërkojnë 85% e shqiptarëve, që si keni lënë as të shajnë në kutitë e votimit. Koha për pazare nuk mund të jetë kaq e paqtë për ju, ne kërkojmë një kompromis në favor të shqiptarëve. Çfarë po kërkojmë ne që nuk është e ligjshme, as më shumë dhe as më pak se atë që kërkuar shqiptarët në 90-tën. A i keni ju votat vetë? 74 keni, Taulant Rama, hapni tender, do ta bëni me vota të trafikuara në parlament, doni që ti vidhni votat në Kuvend, jo më në kuti, opingat e sheros keni bërë.

Unë vetë jam víktimë e mandateve të vjedhura, pse një marrëveshje të sinqertë mes nesh doni ta quani pazar, dhe 5 pazare të pista me ata doni që ti quani marrëveshje?! Kur e bëni ju me njërui tjetrin e bëni për hatrin e shqiptarëve, kur bëjmë ne kërkesa qenka pazar.  Unë  nuk hyj në mes për të prishur dashurinë që ju keni me Bashën, ata duan të bëjnë sikur u hedhin zjarr ju (LSI), jeni të bindur se në 2021 prapë mund të qeverisin ata se e nuhasin lekun”, tha Murrizi.

 

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re