Taulant Stërmasi, trajneri i njohur i atletikës  ne vendin tone, dhe vecanerisht i kampiones së Europës dhe vendit të katërt në botë, Luiza Gega, është vlerësuar me cmimin trajneri i vitit në atletikë.

 

Cmimi është dhënë nga Federata Europiane e Atletikes ndonëse dorëzimi iu bë nga Presidenti i federates shqiptare të Atletikes Gjergj Ruli.

 

 “Rezultatin ia dedikoj sportistëve të mi kryesisht. Janë ato që kanë bërë të pamundurën për të qenë unë këtu. Sakrifica të mëdha këto 22 vite që unë merrem me këto punë. Po mos të ishin sportistët e mi, rezultat e tyre, do isha thjeshtë një njeri normal në punën e përditshme. Po flasim për nivele shumë të larta të sportit, pasi atletika është një nga sportet më elitare,”-u shpreh Taulant Stërmasi.

 

 

Ndërsa Luiza Gega, sportistja jonë e madhe që punon prej shumë vitesh me Stërmasin e konsideroi trajnerin, si njeriun kyc të sukseseve të saj.

 

 

 “Jam vërtetë shumë e lumtur për këtë çmim që ka marrë trajneri. Arseyja përse ia dedikoi trajnerit tim të gjithë sukseset e mia është sepse ne kemi punuar bashkë për 15 vite dhe ka bërë një punë të jashtëzakonshme.Nuk do isha këtu absolutisht pa trajnerin,”-tha Luiza Gega.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re