Ne fillimet e mia ne Zvicer, njerezit akoma te pamesuar me emrin Shqiperi, me pyesnin se cfare kuzhine gatuanim. Une filloja, immam bajalldi … kjo eshte turke, ma kthente miku im Andi, nje mjeshter i vertete gatimi. Byrek … vazhdoja une … kjo eshte turke, ma kthente Andi. E deshperuar, me gjysem zeri, i them: tave kosi!Kete s’e kam degjuar. Si gatuhet?, u be kurioz. Dhe une ja shpjegova dhe … hurra … ai nuk e njihte. Keshtu qe, kuptohet, kur e ftova per darke Andit i gatova tave kosi. Qe ate mbremje, tava e kosit eshte bere nje nga gjellet e tij me te preferuara, te cilen ai nuk perton t’ua gatuaje miqve te tij, miqve te miqve te tij.

Per nje tave te shijshme kosi ju duhen:kotoleta qingji te cilesise shume te mire, 1 liter kos shume te yndyrshem e te trashe, 2 veze, pak oriz (nje grusht), 3 luge gjelle miell, gjalpe, kripe, piper.

Futeni mishin (per 4 persona rreth 1kg) ne tave, sperkaten me gjalpe dhe futeni ne furre (220° C) derisa te piqet e te marre nje ngjyre te bukur te kuqerremte. Hiqeni mishin nga tava. Ne nje tenxhere hidhni gjalpe dhe kur ai te jete tretur e nxehur shtoni dy-tre luge miell. Kur mielli te kete marre ngjyre te arte shtoni lengun e mishit dhe perziejini mire. Ne se salca eshte shume e trashe shtoni pak uje. Eshte shume e rendesishme qe salca te mos kete kokrriza! Prandaj, perdorni nje mixer per te tretur miellin mire.Ne nje ene te thelle shtoni kosin (rreth 1L per 4 persona), dy veze, salcen e miellit, orizini, kripe, piper. Perziejini te gjitha shuem mire dhe shtojani mishit ne tave. Futeni taven ne furre (220° C) dhe kur te kete marre ngjyren e kuqerremte hiqeni nga zjarri. Ju befte mire!

Keshilla praktike:Suksesi i taves se kosit varet nga konsistenca. Sa me kompakte te jete tava e kosit, aq me kollaj eshte te pritet e te ruaje formen. Prandaj, kosin merreni me perqindjen mete larte te mundshme te yndyres dhe salcen e miellit beheni relativisht te trashe. Po keshtu, orizi perdoret per te ndihmuar taven e kosit te marri konsistencen e duhur.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re