Kryeministri Edi Rama, mëngjesin e kësaj të mërkure (7 gusht) ka publikuar një foto me kryebashkiaun e ri të Himarës, Vangjel Tavo.

Ata shihen në një restorant në bregedetin e Himarës, ndërsa Tavo në tavolinë ka një bllok shënimesh.

Kreu i qeverisë shprehet se me Tavon po diskutojnë për punët dhe projektet e ardhshme në bashkinë e Himarës.

“Me Vangjelin, kryebashkiakun e Himarës, për punët në vazhdim, projektet e reja të këtij mandati dhe planin strategjik #Himara2030☀️në #Shqipërinë2030🇦🇱”, shkruan Rama.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re