Një nga jetëhumburit e aksidentit më të fundit fatal, atij te “21”-shi në Tiranë, është Luan Cenollari, një ish-punonjës i Policisë së Shtetit, i cili punonte te Forcat Operacionale të Burgjeve. Por natën ai punonte dhe si taksist, një sakrificë si prind i dy fëmijëve, për të përballuar koston e jetesës.

Makina që ai po drejtonte u godit nga një tjetër automjet, në timonin e së cilit qe, sipas të dhënave, një i ri i dehur, Emirjan Doko, të cilit i janë vënë prangat në kushte spitalore.

Me shpejtësi dhe duke me të kuqe në semafor, ai morri dy jetë njerëzish, pasi me Cenollarin qe dhe Ali Bejo, 69 vjeç,

Në një reagim për të ndjerin Cenollari, Sindikata e Policëve shprehet se shumë prej efektivëve detyrohen të bëjnë punë shtesë për shkak të pagave të ulëta që ka ky sektor.

“Gjendja e veshtire ekonomike dhe pamundesia per te perballuar koston e jeteses ne metropol, kishte detyruar kolegun tone te ndjere, qe te punonte si taksi ne sherbim te qytetareve”, thuhet në një mesazh.

“Nese ka Shtet normal, duhet te marre masa urgjente, qe te mos degjojme me lajme te trishta me vdekje te parakoheshme ne Policine e Burgjeve!”, shtohet më tej nga Sindikata. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re