Gjykata e Tiranës ka pushuar çështjen për kreun e PD-së, Lulzim Basha si dhe zyrtarët e PD-së, Arben Ristani dhe Ilir Dervishi, pasi u akuzuan për e falsifikimin e formularëve, lidhur me kontratat e lobimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikë.

 

Basha, Ristani e Dervishi janë marrë të pandehur me akuzën e falsifikimit të formularëve.

 

Kryedemokrati Lulzim Basha është marrë i pandehur përballë prokurorisë, për një kontratë lobimi prej 675 mijë dollarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përmes një kompanie “Biniatta Trade”, para të hedhura këto në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko