Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re

Gjyqtarja e Elbasanit, Zamira Vyshka, është dënuar nga GJKKO me 2 vite shërbim prove.

 

Gjithashu, Gjykata e Posaçme i hoqi gjyqtares “të drejtën për të ushtruar funksione publike”, për një periudhë 3 vjeçare.

 

Bashkë me Vyshkën para gjykatës doli edhe avokati Ilir Pashaj, i cili u dënua me 2 vite burg, që për shkak të gjykimit të shkurtuar i konvertohen në 1 vit e 4 muaj.

 

Vyshka akuzohet se mori 4 milionë lekë ryshfet për të lehtësuar masën ndaj një të burgosuri.

 

Ndaj saj, rëndon akuza e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re