Një bombardues i ri Tupolev Tu-160 me rreze të gjatë, i pari që nga viti 1992, doli nga hangari pasi Rusia rifilloi prodhimin e bombarduesit më të madh operativ në botë që NATO e përshkruan si Blackjack.
Modeli i ri Tu-160 i quajtur mjelma e bardhë në Rusi, u ekspozua të enjten në Fabrikën e Aviacionit në Moskë. Avioni u ndërtua nga pjesë të ruajtura që nga koha sovjetike, për të provuar nëse fabrika ishte e aftë të rifillonte prodhimin serial të bombarduesve legjendarë.
Bombarduesi tani do t’i nënshtrohet testimit në terren, para se të nrihet në qiell në shkurt të vitit 2018. Prodhimi serial i Tu-160, i cili ka mbetur i bllokuar që nga viti 1992, do të rifillojë pasi të provohet se përputhet me kriteret e dhënë.
Blackjack është avioni më i madh luftarak në botë, me peshë maksimale të ngritjes prej rreth 275 ton. Mund të mbulojë një distancë prej më shumë se 12.000 kilometra pa karburant. Distanca rekord e mbuluar gjatë një fluturimi ishte 18,000 kilometra, duke shpenzuar më shumë se 24 orë në ajër. Bombarduesi është i pajisur me krahë të ndryshueshme, të cilat mbështillen kundër palosjes kur kalojnë në shpejtësi supersonike.
Tu-160 dhe avionë të tjerë me rreze të gjatë rifilluan fluturimet patrulluese mbi Paqësor dhe Atlantik në vitin 2007.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re