Skip to content

“Të arrestuar duhet të ishin Basha, Bardhi dhe Salianji që doli me shkop bejsbolli”, Merkoçi pasi u lirua nga komisariati: Unë kisha hipur në shkallë për të folur me…

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Avokati dhe analisti Fatmir Merkoçi ka dhënë një intervistë për Fax News pas lirimit të tij nga komisariati ku mbahej i ndaluar pas protestës së 8 janarit.

Merkoçi tha se ishte mbajtur më gjatë se të tjerët në komisariat dhe se ishte pyetur në lidhje me ngjarjet e ndodhura gjatë gjithë zhvillimit të protestës.

Ndër të tjera, ai tha se duhet të ishin arrestuar Lulzim Basha, Gazment Bardhi dhe Ervin Salianji i cili u pa duke mbajtur në dorë një shkop bejsbolli.

Merkoçi: Unë falenderoj si fillim Fax News që më ndoqi gjithë kohës dhe që e dha si lajm shoqërimin tim në komisariat dhe më pas lirimin tim. Isha në rrugë e sipër, më njoftuan se dueht të paraqitesha në komisariat për të dhënë një sqarim. Unë jam kthyer nga rruga dhe jam paraqitur në komisariatin numër 2 më pas më çuan në komisariatin numër 1 ku më bënë të gjithë veprimet e arrestimit.

Duke qenë avokat unë i kuptoj shumë mirë veprimet e arrestimit apo të ndalimit dhe në këtë rast isha realisht i ndaluar nga policia. Më bënë të gjithë pyetjet për datën 8 janar dhe akuza ishte për protest të paligjshme ndërkohë që nuk ishte e tillë.

Nuk është hera e parë që policia bën veprime të tilla, nuk më ngjall asgjë. Megjithatë falë medias tuaj veçanërisht këto gjëra janë të gjitha të pasqyruar. Nëse do kishim një shtet dhe drejtësi, i kapur në mënyrë flagrante dhe që duhet të ishin arrestuar ishin Lulzim Basha, Gaz Bardhi dhe Ervin Salianji me shkop bejsbolli në dorë. Unë nuk kisha asgjë.

A ka patur persona të tjerë në komisariat?

Ka pasur por ishin njerëz që hynë dhe dolën nuk ndenjën aq gjatë sa unë. Të rrish për të dhënë një sqarim aq orë është e tmerrshme. Të jesh në shtëpinë tënde dhe të përpiqesh të hapësh derë nuk e di domethënë. Ju e transmetuat me pamje unë kisha hipur në shkallë për të komunikuar me Lulzim Bashën por ky i fundit nuk do ta dijë, vetëm qesh se kështu e ka ai me të qeshur. Mirëpo u tregua se kishte përgatitur një skenar të mirëkoordinuar. Unë e di se jam kundërshtari numër një i këtyre por kjo nuk më frikëson.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë