Ka nisur seanca për vlerësimin e masës së sigurisë ndaj 9 personave të vënë nën akuzë, për skandalin dhe abuzimin me koncesionarin e inceneratorit të Fierit.
Kërkesa do shqyrtohet nga gjyqtarja Irena Gjoka. Ndërsa përveç Lefter Kokës ndaj të cilit rëndon një masë sigurie për inceneratorin e Elbasanit, personat e tjerë që do dalin përpara gjykatës per tu njohur me masën janë Pëllumb Abeshi; Azem Shateri; Florjan Muçaj; Erjon Murataj; Sabina Cenameri; Etleva Kondi; per dy të fundit spak ka kërkuar arrest shtëpie.
Këta persona akuzohen për shpërdorim detyre në bashkëpunim. Gjithashtu për masë përpara gjykates do dali dhe Klodian Zoto, administratori i kompanisë koncesionare si dhe Arenc Myrtezani që kreu punimet për ndërtimin e inceneratorit.
Ndaj tyre SPAK ka ngritur akuzat e korrupsionit altiv të funksionarëve të lartë shtetëror e vendorë, pastrim parash.
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb
