Djali i ish-ministrit socialist dhe profesorit të njohur Luan Hajdaragës, Ervin Hajdaragës ka deklaruar se shumë shpejt do t’i futet politikës.

Gjatë një interviste në rolin e psikologut, ai u shpreh se në Shqipëri duhet të krijohet një kah politik i mesëm, pasi në këtë mënyrë edhe faktori i Covid-19 është konsideruar si konspiracion.

Hajdaraga: Zgjodha psikologjinë se ka qenë diçka e shtyrë, edhe diçka që kam dashur vetë. Kur më pyesnin në gjimnaz se çfarë do vazhdoje, gjithmonë thosha psikologjinë. Qejf kisha që im atë kishte mbaruar si psikolog dhe ka qenë një nga psikologët e parë në Shqipëri.

Moderatori: Po politikanë do bëhesh? Hajdaraga: Shpresoj. Moderatori: Në çfarë krahu? Hajdaraga: Krahu i mesëm. Moderatori: S’ka krah të mesëm në Shqipëri. Jemi popull shumë ekstremist, o majtas o djathtas. Hajdaraga: Krahu dihet. Do mundohemi pak sepse këto punët e krahëve na kanë bërë  që të konsiderojmë  edhe këtë faktorin e Covidit si konspiracion, o një kah o tjetri se një vijë të mesme nuk ka. Kështu që do të gjejmë  një vijë të mesme. /abcnews.al

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re