Skip to content

“Të bëhen testime edhe nga pala shqiptare”, Tritan Shehu për situatën në Kakavijë: Jemi kthyer në ‘delen e zezë’

Ish-deputeti demokrat, Tritan Shehu gjatë një interviste me skype me Fax News ka komentuar zhvillimet e fundit në lidhje me emigrantët e ‘ngecur’ në Kakavijë duke e cilësuar si një pasojë e një ngjarje të paralajmëruar, e kjo për shkak se sipas tij jemi kthyer në ‘delen e zezë’ për shkak të menaxhimit të pandemisë.

Shehu tha se duhen instaluar laborator të tjerë jo vetëm aty ku është krijuar kjo situatë por në gjithë vendin që të kontrollohet epidemia.

“Ajo që ka ndodhur në Kakavijë është pasojë e asaj që ishte lajmëruar, si pasojë e menaxhimit të pandemisë nga qeveria dhe ky kryeministër, si pasojë e krizës së thellë që po kalon vendi. Si pasojë e mungesës së dëshirës për të marrë masa për të ndryshuar situatën. Krahas një situate shumë të rëndë shëndetësore, kemi kthyer në izolimin e vjetër, shqiptarët nuk mund të dalin nga vendi për shkak të paaftësisë së menaxhimit të epidemisë.

Sot kemi shifrat më të larta në të gjitha indekset, sa i takon infektimeve, shifrës së lartë në ato pak testimeve, shtrimet në spitale, gjendjes së rëndë të të sëmurëve. Janë një suazë qoftë me atë që po ndodh në Kakavijë, me ata që nisen drejt Italisë apo Gjermanisë. Problemi është këtu dhe po nuk u zgjidh do të shkojë keq e më keq.

Duhet dialoguar me palën greke, që urgjentisht të bëhen testime edhe nga pala shqiptare. Mund të kontraktohen grupe të specializuara duke vënë çadra e bërë mijëra testime në ditë, që kjo të shtrihet në gjithë vendin për të ditur se ku jemi që gruadualisht të na hiqet kjo njollë e ‘deles së zezë’, të hapen edhe mundësitë e shqiptarëve për ti shpëtuar një katastrofe. Çështja zgjidhet me shkencë dhe me profesionalizëm”, tha Shehu.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

/faxweb