Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë ditën e sotme një kërkesë të veçantë në Kuvend.

 

I pranishëm në seancën parlamentare Berisha ka ngritur shqetësimin për punonjësit e gardës që qëndrojnë në ambientet e jashtme të Kuvendit.

“Janë një grup punonjësish të gardës që rrinë në shi, te dera dhe nuk u bëhet një strehë për të qëndruar në detyrë. E panevojshme të lihen siç janë lënë ndaj dhe ju që drejtoni Parlamentin, nuk keni detyrë vetëm mikrofonin por keni detyrë të shikoni tërësinë e shërbimeve që duhet të kenë, kushtet më minimale për t’i kryer ato. Gazetarët kanë një strehë aty dhe shumë mirë por edhe rojeve te dera tu bëhet një strehë.– tha Berisha.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re