Njoftimi nga ARRSH për mbylljen e akseve të rrezikshme brenda vendit ka shkaktuar pakënaqësi tek disa prej banorëve dhe bizneseve që operojnë nëpër akse rrugore që lidhin qytetet me njëra tjetrën.

Së fundmi janë banorët dhe disa prej pronarëve të bizneseve në Durrës të cilët kanë dalë në një protestë duke mos rëndë dakord sa i përket mbylljes së hyrje-daljeve në autostradë.

Konkretisht mbyllja e hyrje-daljeve në autostradë duke filluar nga Maminasi për në Durrës, dëmton bizneset dhe i çon drejt falimentimit. Ky mbetet tashmë një problem i madh pasi nuk ka një rrugë dytësore që të çon nga Maminasi për në Durrës. Ata kërkojnë ose të bëhet rrugë dytësore nga Vora deri tek Ura e Dajlanit, ose të përcaktohen parametrat e hyrje-daljeve sipas standardeve rrugore dhe t’i lihet kohë biznesit për t’i rregulluar. Në këtë zonë ka mbi 20.000 punonjës dhe mbi 1000 bisnese, që rrugën e kanë jetësore për veprimtarinë e tyre.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re