Presidenca ka reaguar pas miratimit të raportit të Komisionit të Venecias për Presidentin e Republikës së Shqipërisë dhe propozimeve të kreu të grupit parlamentar të PS Taulant Balla.

Zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi thotë se propozime e “Tao Tao-s gajasën të madh e të vogël në Komisionin e Venecias”.

Ai i quan propagandë deklaratat e Ballës dhe i sugjeron delegacionit shqiptar të bëjnë një vizitë në Bienalen e Venecias për të ulur stresin’.

REAGIMI I PRESIDENCËS

Propozimet e Tao Tao-s gajasën sot të madh e të vogël në Komisionin e Venecias.
Hëngri një dajak të fortë, por mënd nuk zuri, dhe vazhdon propagandën bajate me titra të porositura.

I kujtoj Tao Tao-s “hurin” që mori nga reporteri i çështjes për rrjedhjen në media të Draft-Opinionit, për keqpërdorim politik. Dhe nëse nuk është ftilluar akoma, ai dhe delegacioni që e shoqëron, le të bëjnë një vizitë në Bienalen e Venecias, se ndoshta u bie stresi.

Sa për Presidentin, çështja është e qartë si kristali: ZERO SHKELJE TË KUSHTETUTËS.

Tani të gjithë të bashkuar të mbështesim kuqezinjtë në sfidën e mbrëmjes.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re