Monika Kryemadhi ka qenë e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ku foli për luftën që ka shpërthyer për të marrë opozitën.

Kryemadhi tha se Basha është “zëdhënës i Ramës” dhe askush nuk beson që ai është opozitë e vendit.

Ylli Rakipi: Ju tani bashkë me Berishën kërkoni të merrni opozitën. Si e bëni këtë?

Monika Kryemadhi: Unë nuk kam çfarë opozite të marr, kur asnjë nga gazetarët, shoqëria civile, asnjë nga ambasadorët dhe diplomatët që flisnin për shitblerje të votës, nuk e hapi gojën, kur shihej se si shitblerja e votës, vinte përmjes legalizimeve fiktive etj.

Mund të bërtasë sa të dojë brava, që është opozita, por të gjithë e dinë që është zëdhënësi i Ramës.
Pse jemi me Berishën? Nuk jemi me Berishën, por jemi me primaret. Atë që bëri i gjithë grupi i Rithemelimit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re