-Edhe pse vendi jonë nuk ofron mjaftueshëm mundësi, të gjithë që
kanë hulumtuar e kanë gjetur një rrugë apo më shumë se si të fitojnë
para, sidomos të rinjtë.

-Ka persona në vendin tonë që e kanë nisur si formë argëtimi, apo
thjesht si eksperiment dhe kanë arritur 800 mijë deri 2 milionë
subscriber duke fituar mesatarisht 180- 600 mijë dollarë në vit.

-Shumë blogerë që janë dhe personazhe publike në Shqipëri, e kanë
profesion me kohë të plotë daljen vetë në instagramin e tyre duke
reklamuar produkte, biznese e kompani të ndryshme duke marrë përfitime
tepër të larta krahasuar me pagat në vendin tonë.

Për shumë njerëz në vendin tonë, të bësh para nga shtëpia do të ishte
si një ëndërr e bërë realitet. Nëse ata mund të gjejnë një mënyrë për
të fituar para me një faqe interneti ose ndonjë ndërmarrje tjetër në
internet, njerëzit mund të lënë punën e tyre për t’u përqendruar në
sipërmarrjet online, të cilat të fusin në një botë sa që mund t’u marrë
aq shumë kohë sa mund të mos keni më mundësi të shpenzoni kohë me
familjen tuaj. Shumë njerëz në Shqipëri në ditët e sotme po angazhohen
dhe po investojnë shumë online. Edhe pse vendi jonë nuk ofron
mjaftueshëm mundësi, të gjithë që kanë hulumtuar e kanë gjetur një rrugë
apo më shumë se si të fitojnë para, sidomos të rinjtë. Teknologjia
është një fushë e cila përditësohet shumë shpejt dhe gjëja më e
rëndësishme është të kapësh trendet. Mundësia më e mirë që kjo fushë
ofron është ‘si të bëni para nga shtëpia’ e cila është një ndër punët më
komode që kushdo mund të gjejë. Tani, këtu është lajmi i mirë. Shumica e
strategjive të të ardhurave online nuk janë aq të komplikuara. Ashtu si
çdo sipërmarrje biznesi, të ardhurat tuaja online kërkojnë kohë për t’u
rritur. Duhet të jeni të gatshëm të kushtoni kohën dhe energjinë e
nevojshme, nëse ju nuk hiqni dorë kollaj probabiliteti që ju të dilni të
fituar është shumë i lartë. Një gjë është e sigurt të gjithë duan të 
fitojnë para online, por nuk kanë informacion të sigurt se si të
fillojnë, personalisht nga hulumtimet e bëra dhe eksperienca personale
këto janë mundësitë më të mira dhe realiste për tu marrë parasysh:

Google Adsense

Nëse keni vizituar ndonjë faqe interneti, keni parë reklama nga
Google. Këto reklama janë kudo, dhe për arsye të mirë. Jo vetëm që ato
janë të lehta për t’u vendosur në çdo faqe interneti bazë, por mund të
jenë fitimprurëse kur faqja juaj fillon të sjellë një sasi të
qëndrueshme vizitorësh. Në Shqipëri ka shumë të rinj të cilët fitojnë
para nëpërmjet ‘Adsensit’ pasi ka plot njerëz, video, apo tutoriale të
cilat ta shpjegojnë metodën e punës. Facebook është aktualisht rrjeti ku
gjenden më kollaj mënyrat e fitimit. Personalisht kur e kam nisur
mendoja se pak shqipëtarë e dinin por pasi gjëja më shumë grupe pune kam
njohur aq shumë sa që ndanim edhe eksperiencat apo format më të lehta
dhe të sigurta të fitimit. Google AdSense është një ndër opsionet më të
thjeshta të punës online. Nëse keni një blog ose faqe interneti, mund të
regjistroheni për një llogari e cila është falas në Google AdSense.
Prej atje, Google do t’ju japë një kod unik që ju do të ngjitni në faqen
tuaj te internetit. Google e merr atë nga atje, duke ndjekur shikimet
tuaja të faqeve, trafikun dhe fitimet në emrin tuaj. Puna më e vështirë
në ‘AdSense’ është tërheqja e vizitorëve pasi shumë kollaj mund të
krijosh një website apo të bësh postime. Por nga eksperienca të mësosh
‘truket’ e Google AdSense të cilat mësohen hap pas hapi por gjithmonë
duke hulumtuar, mund t’ju sjellin fitime më të larta dhe pa u lodhur
shumë.  “Truket” do iu mësojnë gjithçka duke nisur nga krijimi i një
profili me vendodhje në SHBA apo Europë pasi fitimet janë më të larta
për këto vende, gjithashtu më e rëndësishmja, grupet e punës ku mund të
shkëmbesh klikime të konvertuara në para me persona të ndryshëm nga e
gjithë bota. Pjesa përfundimtare e punës është shpërblimi, i vetmi
problem është se pagesa e cila merret nëpërmjet një karte krediti të
porositur online, del 21 ditë pasi përmbushet muaji. Fitimet janë tepër
të larta në qoftë se punoni me seriozitet, madje mund të kapni shifrat e
rreth 1 mijë dollarë në muaj duke punuar 4-6 orë në ditë. Është një
punë tepër e mirë pasi bota e reklamave online po merr gjithmonë e më
shumë investime.

Një anë tjetër e mirë e Adsense është që mund të fitosh edhe
nëpërmjet YouTube, ku në vendin tonë për një farë kohe ‘vidhnin’ video
humoristike, ‘vines’ nga personat publik amerikanë të cilët postonin
video të tilla pothuajse përditë në Instagram. Por fitimet nga Adsense
ishin plotësuese pasi YouTube ka platformën e vet të reklamave dhe të
sponsorizimeve. Puna për YouTube ndryshe nga Adsense ishte më e vështirë
pasi duhen selektuar videot, duhen montuar, problem mund të kishte dhe
‘Copyright’ i cili nuk të lejonte të merrje videot e të tjerëve duhet të
punoje mirë me ndjekësit ose “subscribers”. Pranimi në YouTube në
kategorinë ku mund të fitoje para kishte kërkesat në numër ndjekësish
dhe në orë shikimi. Sikurse në Adsense edhe këtu të duhet të mësosh
hilet, ku ndër të parat është vendosja e vendodhjes në SHBA pasi fitimet
ishin shumë të larta nëse kishe ecuri pune dhe trafiku. Personat që
bëjnë para online në vendin tonë nuk njihen publikisht ose preferojnë
kështu. Janë disa persona të cilët e kanë nisur si formë argëtimi në
vendin tonë apo thjesht diçka që duhej eksperimentuar dhe kanë arritur
deri në 800 mijë subscriber (të regjistruar) apo rreth 2 milionë
subscriber dhe kanë fitime mesatarisht deri në 180 mijë dollarë në vit
por që në periudhat më të mira kanë fituar deri në 600 mijë dollarë.

Faqet në rrjetet sociale

Shit-Blerja e Facebook page apo Instagram është një tjetër mënyrë e
bërjes së parave në vendin tonë. Faqet në Facebook u bënë shumë të
njohura në një periudhë deri para 5 viteve. Duke qenë se rrjeti social
në atë periudhe ishte më i përdoruri, nisën dhe krijimet e faqeve të
cilat mund të bëheshin edhe shumë shpejt virale dhe personi që e kishte
krijonte faqe të tjera dhe niste reklamimi i faqeve me njëra tjetrën dhe
rritja e ndjekësve në to. Më pas faqet që kishin rreth 50 mijë ndjekës
shiteshin në bazë të aktivitetit vendodhjes së ndjekësve dhe çmimet
vendoseshin nga vetë shitësit. Faqet më të mira kanë kapur ndjekës deri
në 1 milion apo edhe më shumë ku kryesisht synoheshin ndjekësit
amerikanë dhe kanë kapur shifrat deri në 20 mijë apo 50 mijë euro në
vit. Por rënia e aktivitetit të Facebook dhe ndryshimi i politikave bëri
që këto faqe mos ecnin më pra nuk rriteshin vetëm në qoftë se ti
paguaje lekë për sponsorizime dhe gjithashtu disa faqe u mbyllen nga
rrjeti pasi kontenti i tyre nuk ishte shumë i përshtatshëm dhe për shkak
të opsionit ‘block’ apo ‘report’ që mund të merrnin nga ndjekësit.
 Forma e shit-blerjes u transferua në Instagram. Pasi ishte forma e
vetme në fillimet e saj për të bërë para. Por këtu nuk kishte
kategorizime dhe e vetmja mënyrë ishte që ti të rrisje ndjekësit në një
profil që mund ta përdorje edhe si faqe. Gjithmonë përmbajtja që
zgjidhej vlerësohej shumë gjithashtu gjetja e një ndonjë produkti
ekskluziv mund të bënte viral një profil instagrami brenda ditës, dhe
kishin të njëjtën procedurë pune si në Facebook. Në Instagram rritja e
trafikut ishte më e vështirë pasi popullimi i tepërt rriti profilet të
kthyera në faqe. Por që në bazë të aktivitetit dhe ndjekësve një faqe me
50 mijë followers mund të shitej deri në 2 mijë dollarë. Më pas
Instagram kaloi në një fazë tjetër ajo e reklamimit të bizneseve nga
profilet e cila vijon edhe tani dhe është një mënyrë e mirë për të
fituar, ku në faqet me të njohura duhet të paguash 50 $ deri në 200 $ në
ditë për t’i siguruar biznesit tuaj një numër klientësh të tërhequr nga
reklama në Instagram. Shumë blogerë të cilët janë edhe personazhe
publik në vendin tonë e kanë profesion me kohë të plotë duke dalë vetë
në instagramin e tyre dhe reklamojnë produkte , biznese, kompani të
ndryshme duke marrë përfitime tepër të larta krahasuar me pagat në
vendin tonë.

Nebi Xhomaqi / SCAN MAGAZINE

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re