Moderatori shqiptar Alban Dudushi ka treguar gjithmonë që ka një lidhje shumë të veçantë me të bijën Joelle, e cila tashmë është rritur aq shumë sa që diskuton për ngacmimet e ndryshme që ajo merr nga shokët e klasës.

Albani ka qenë i ftuar së fundmi në emisionin “Thumb” dhe ka treguar një rast kur Joelle i ka treguar se në shkollë e kishte ngacmuar një djalë.

“Ka qenë njëherë dhe i kam thënë do ma tregosh kush është ai djali se do e takoj unë atë. Dhe i mbushi mendjen tim vëllai që i thuaj babit të mos shkoj se më vjen turp pastaj mua. E lamë por ai nuk e ngacmoj më dhe natyrisht këto janë momente që ufff.”, tha ai.

Më pas ai ka treguar se mes tyre ka shpesh muhabete për pëlqimet e ndryshme që ka Joelle pasi sipas Albanit nuk do që e bija të mbaj të fshehta nga ai.

“Bëjmë muhabet ne, shumë mirë për këto, është një pjesë që unë nuk dua të mungoj tek ajo, nuk dua të mbaj të fshehta nga unë. Dhe këtë ja kam thënë. Në flasim për të gjitha gjërat me njëri-tjetrin. Deri tani, nuk e di sa më thotë të vërtetën se mund edhe të më gënjej, por nuk ka asnjë pëlqim që të ketë vazhduar më tej. Por natyrisht që edhe ajo më ka shprehur simpatirat. Gjëja më e habitshme është se ju vajzat gjithmonë më befasoni. Para pak kohësh më erdhi me një libër historie në dorë. Kishin bërë një kapitull që fliste për Bashkimin Sovjetik. Në libër ishte një fotografi e Stalinit i ri. Dhe kjo thotë shiko o ba sa i bukur ka qenë ky. I tash Ky gjithmonë ka qenë i shëmtuar dhe jo vetëm kaq po ka qenë edhe i tmerrshëm i thashë, kështu që harroje.”, ka rrëfyer Albani.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re