Fredi është 66 vjeçar dhe i rrëfeu BBC-së se mëse 20 vite më parë, kishte patur probleme me varësinë me alkoólin. Ai shkoi në një klinikë për rehabilitim dhe që prej 2 dekadash nuk ka më asnjë problem.

I moshuari rrëfeu se lënia e këtij vesi, ishte gjëja më e mirë që i kishte ndodhur në jetë, pasi mundi të vijonte punë si mësues muzike, të ishte një bashkëshort e baba.

Por vesi i alkoólit kishte ‘shkuar’ tek i biri, Adami. Kur 66 vjeçari e kuptoi se i biri kishte krijuar varësi, e çoi pikërisht në klinikën ku 2 dekada më parë kishte shkuar vetë, me shpresën se dhe i biri do të mund të shpëtonte nga vesi.

Fatkeqësisht nuk ndodhi njëlloj. Në maj të vitit të kaluar, Adami u gjet i pajetë në shtëpinë e tij. Ishte 32 vjeç. Dyshimet ishin se i riu kishte pësuar kriza (dridhje) që e kaplonin pas lënies së alkoolit.

“Nuk munda të hyj dot në dhomën e tij për ta parë… m’u desh të thirrja zjarrfikësit për të hapur derën. Ishte një ngjarje e tmerrshme, një gjë që nuk duhej të kishte ndodhur.

Shpesh herë ne mërzitemi apo inatosemi me njerëzit e varur. Për familjet e këtyre personave, është një vuajtje e madhe të shohësh se çfarë i ndodh një të dashuri apo familjari. Unë arrija ta kuptoja se çfarë vuajtjesh po kalonte im bir, ai u torturua por nuk mundi dot ta gjejë rrugën.”-tregoi babai i 32 vjeçarit të ndjerë, në një intervistë për BBC.

32 vjeçari kishte nisur të krijonte varësi gjatë kohës që kishte nisur studimet për kimi në Universitet. Kishte mbetur në disa prej provimeve e më tutje e kishte lënë fare shkollën.

“Ne kemi atë konceptin sesi duket një i alkolizuar, por im bir nuk ishte i tillë.”-tregoi i ati.

Problemet me alkoolin ndaluan për afro 3 vite, pasi 66 vjeçari pagoi një shumë të majme parash për ta trajtuar të birin tek i njëjti vend ku u trajtua vetë 20 vite më parë.

Në vitin 2017, Adami pranoi një punë në universitet dhe që prej asaj kohe nisën sërish problemet me vesin. Në 6 muajt e fundit të jetës, 32 vjeçari u shtrua 6 herë në spital pikërisht prej episodeve epileptike.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re