Skip to content

Të blinduar me maska dhe doreza/ Çuci me maskë firmato, ka edhe të pabindur (FOTO)

Kuvendi sot është mbledhur nën masa të rrepta ndaj COVID-19 duke pajisur deputetët me maska dhe doreza.

Por teksa shumica i kanë respektuar këto masa, disa deputetë apo dhe ministra si Arben Ahmetaj dhe Eduart Shalsi kanë pasur më shumë problem diellin sesa COVID-19 duke preferuar vetëm syzet e diellit.

Po ashtu edhe Ralf Gjoni është parë vetëm me syze dhe i buzëqeshur. E kundërta shihet tek të tjerët që i kanë respektuar në mënyrë rigoroze masat edhe brenda automjeteve të tyre.