Pas më shumë se 7 orësh e bllokuar për shkak të reshjeve të dendur të dëborës, ka nisur zhbllokimi i rrugës në Qafë Murriz, ku u bllokuan në mjetet e tyre rreth 300 qytetarë.

Raportohet se borëpastrueset kanë mundur të futen në këtë aks, duke bërë që të mjetet të nisin qarkullimin.

Shoferët po ashtu janë munduar të ndihmojnë njëri-tjetrin për të lëvizur mjetet, për t’u kthyer kështu në Tiranë.

Policia bën me dije se u evakuuan 50 pasagjerë që ndodheshin në automjete në bypass Qafë Murrizë, duke i nxjerrë nga zona ku kishin mbetur të bllokuar dhe po i transportojnë në destinacionet e tyre, në Klos, Bulqizë dhe në Peshkopi.

Efektivët u bëjnë apel drejtuesit e automjeteve të qëndrojnë në makina pasi po punohet intensivisht që për pak minuta të fillojë lëvizja e automjeteve.

Moti është përkeqësuar pothuajse në të gjithë zonën veriore të vendit, ku reshjet e dëborës kanë vështirësuar qarkullimin e mjeteve në disa zona.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re