Vendimet gjyqësore për lirimin me kusht të bosëve të krimit, të firmosura përgjatë 3 viteve të fundit, do të kalojnë në filtrin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

Përmes një shkrese që mban datën 11 shkurt 2020, Artur Metani iu kërkon gjykatave e prokurorive, t’i vënë në dispozicion gjithë dosjet gjyqësore që kanë të bëjnë me lirimet me kusht.

Referuar shkresës, Inspektori i Lartë i Drejtësisë, iu lë afat dy javë institucioneve që t’i vënë në dispozicion dokumentacionin e kërkuar.

“Në kuadër të inspektimit të nisur kërkojmë nga ana juaj, që brenda dy javësh nga marrja e njoftimit, të dërgohet pranë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, dokumentacioni me të dhënat e mëposhtme:

Dokumentacionin që pasqyron procedurën e caktimit të prokurorit, për secilën kërkesë lirimi me klusht.

Qëndrimi i mbajtur në seancë nga organi i akuzës si dhe ankimet e ushtruara nga zyrat e prokurorive, ndaj vendimeve, të cilat gjykatat e shkallës së parë dhe Apelit kanë disponuar mbi kërkesat e paraqitur nga ana e të dEnuarve.

Urdhri i ekzekutimit të vendimit penal të lirimit me kusht të dënuarit si dhe dokumentacioni i plotë që shoqëron urdhrin përkatës të nxjerrë nga prokurori”. – thuhet në shkresë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re