Një arratisje spektakolare e dy të burgosurve në Bogota të Kolumbisë ka bërë bujë për mënyrën e si ato arritën të largoheshin nga burgu.

Të shtunën, dy të burgosurit, pasi e dehën gardianin e burgut të sigurisë së lartë, i thanë atij që t’ju hapte derën pasi do të shkonin të blinin pije të tjera alkoolike për të, dhe gardiani i dehur ju ka hapur derën me shumë kënaqësi.

Të burgosurit pasi u larguan nuk u kthyen më.

Të arratisurit janë si Jhon Gutiérrez Rincón, një rebel i FARC-ut i dënuar me 40 vite burg, dhe Olmedo Vargas, po ashtu ish-rebel dhe ishin në pritje të gjyqit për vjedhje.

Autoritetet kolumbiane zbardhën ngjarjen pasi zbuluan se në qelinë e tyre nuk kishte shenja thyerje, që tregonte se kishin një bashkëpunëtor të brendshëm.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re