Të burgosurit e infektuar me Covid-19 janë sjellë ditën e sotme në spitalin Infektiv.

Ky transportim është bërë për një kontroll të specializuar nën masa të rrepta sigurie, teksa ruhen me efektivë policie të armatosur.

Në videon e publikuar nga ‘Balkan Web’ shihen ambulancat dhe efektivët e policisë me armë në duar.

Shqipëria po përballet me një situatë të rënduar të të shtruarve në spitale në përhapjen e koronavirusit.

Përgjatë javës së fundit shifrat ditore të të infektuarve kanë qenë mbi 1000, ndërsa për të shtruarit në spitale numri i ka kaluar 500.

Teksa vaksinimi po ecën me ritme të papërfillshme, qeveria vendosi dy ditë më parë hapjen e dy spitaleve rajonale, në Durrës dhe Shkodër për të shpërndarë fluksin e shtrimit në spitale dhe parandaluar kolapsin e sistemit shëndetësor.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re