Botërori i FIFA-s 2026 pritet të jetë një ngjarje e jashtëzakonshme dhe historike. Për herë të parë, turneu do të zhvillohet me 48 skuadra,  104 ndeshje, të shpërndara në 16 qytete dhe tre vende: Shtetet e Bashkuara, Kanadaja dhe Meksika.

Infantino foli edhe për të ardhmen e Botërorit për klube, që sezonin e kaluar u fitua nga Chelsea. Ai konfirmoi se po mendohet për një zgjerim të mundshëm të formatit dhe vendndodhjes së turneut, duke theksuar se pas Botërorit do të merret vendimi për mënyrën më të mirë për të përmirësuar këtë kompeticion.

Një Botëror historik, me pritshmëri të jashtëzakonshme dhe emocione të papara, që këtë verë do të mbajë sytë e të gjithë botës drejt fushave të futbollit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re