Ish-kryeministri Sali Berisha në një prononcim për mediat është shprehur se aksioni opozitar do të vijojë.

“Një opozitë të cilës i mohohen të drejtat parlamentare të Kushtetutës, atëherë opozita dhe populli opozitar ka detyrën imediate absolute të rivendosjes së tyre.

Takimet janë të hapura për çdo deputet. Natyrisht, janë takime të kryetarit të PD-së direkt me elektoratin për të dhënë mesazhin opozita në veprim. Mesazhin e fitores”, tha Berisha.

Më tej ish-kryeministri foli për Kuvendin Kombëtar të PD-së së Rithemelimit dhe për qëndrimin e tij në lidhje me faktin që Gazment Bardhi nuk e njeh si kryetar të PD.

Berisha tha gjithashtu se është më i forti dhe se ka marrë 600 mijë vota.

“Gazment Bardhi dhe të gjithë deputetët janë në aksion dhe janë frymëzues të këtij mesazhi. Do prisni datën 2 dhjetor për t’i mësuar të gjitha.

Më duket se, faktori ndërkombëtar është shprehur qartë; 1-Komisioni Europian është shprehur qartë se në Parlament janë mohuar të drejtat kushtetuese të opozitës. 2- Nëse e lexon si duhet prononcimin e ambasadorit gjerman, është identik me atë të KE.

Si mund të shqetësojë kur Sali Berisha në kushtet më të jashtëzakonshme u votua nga 600 mijë shqiptarë. Të dal një burrë tjetër e të marrë 600 mijë vota pa i vjedhur si Edi Rama. Berisha i tretë është më i fuqishmi”, tha Berisha.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re