Saimir Korreshi, kryetar i PD-së në Lushnje i ftuar në emisionin “Me Xhaxhiun” ka folur për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit në bashkinë e këtij qyteti.

Korreshi zbuloi edhe “formulën” me të cilën PD-ja sipas tij merr fitoren duke propozuar që të dilet me një kandidat të unifikuar.

“Qytetarët në Lushnje jo vetëm demokratë janë të zhgënjyer dhe mërzituir me cfarë ka ndodhur gjatë këtyre viteve nën drejtimin e socialistëve. Ka ardhur koha që ajo bashki të distancohet nga ata njerëz dhe ti kalojë njerëzve të cilët kanë dinjitet për tu ëshërbyer qytetarëve të Lushnjes. PD duke hyrë me disa kandidatë probabiliteti do të ishte shumë i vogël për ta fituar ndërsa nëse do të hynim me një kandidat unik do të ishte fitore e sigurt me vetëm një kandidat të vetëm.

Në këto kushte ku jemi është shumë e vështirë që të ketë një emër të unifikuar sepse nismën duhet ta bëjmë me një marrëveshje të përbashkët. Ne këtë radhë kemi propozuar që të gjithë kandidatët ata që janë vlerë për PD për ta fituar këta duhet të kandidojnë me njëri tjetrin dhe nëse këta do ta gjejnë marrëveshjen e përbashkët për të përgjedhur vetëm një kandidatë të vetëm. Jemi pak ditë para fushatës elektorale. Në këto kushte mendoj se logjika është vetëm një: kandidatët të bien në konsensus për vetëm një emër të përbashkët. Duhet unifikuar dega dhe nuk i imponohemi Tiranës për të gjetur përzgjedhësin.

Politika që është bërë në Lushnje nuk ishte e mirë, në 2007 e kishim kryetarin e bashkisë nuk besuam dhe e ndryshuam. Kjo solli përcarjen e PD dhe pa dyshim edhe humbjen, në vitin 2011 ne na ndodhi dicka e ԭuditëshme, duke kandiduar ish-krtyetar bashkie që kishte shkarkuar shumë demokratë dhe ne nga PS e bëmë të PD sikur mos kishte kandidat tjetër PD dhe kjo bëri që ne e humbën sfidën”, tha Korreshi.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re