Skip to content

Të dehur dhe pa patentë kundërshtojnë forcat e policisë, e pësojnë keq

 

Policia e Durrsit ka arrestuar në flagrancë dy shtetas pasi drejtonin mjetin në gjendje të dehur.

Shtetasi E.D., pasi u ndalua nga efektivët policor, kundërshtoi me dhunë ndalimin e tj, ç’ka çoi në arrestimin e menjëhershëm të tij.

Shtetasi tjetër i ndaluar është një 33-vjeçar me inicialet E.S., i cili u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi.

Njoftimi i plotë i policisë: Durrës/ Arrestohen në flagrancë 2 drejtues mjetesh.

Oficerët e Policisë Gjyqësore pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin E. D., 33 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetin tip “Renault”, në gjëndje të dehur dhe ka kundërshtuar për shkak të detyrës punonjësit e Policisë.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin E. S., 33 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë në Krujë, duke drejtuar mjetin tip “Volksëagen”, në gjëndje të dehur dhe pa leje drejtimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.