Policia Rrugore e Tiranës brenda 24 orëve të fundit, ka arrestuar në flagrancë katër shtetas që drejtonin automjetet, nën efektin e lëndëve narkotike.

 

Shkon në 55, numri i drejtuesve të automjeteve që kanë rezultuar nën efektin e drogave, pas testimit me aparatin AquilaScan.

 

Shërbimet e Policisë Rrugore, në vijim të kontrolleve për evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të automjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor apo drejtojnë automjetet, në mënyrë të parregullt, arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasit:

 

– Xh. B., 28 vjeç, F. B., 25 vjeç, G. B., 28 vjeç, dhe E. L., 38 vjeç. Këta shtetas u kapën duke drejtuar automjetet, nën efektin e lëndëve narkotike.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re