Policia e Korçës ka vënë në pranga katër shoferë, të cilët u kapën duke drejtuar mjetin në mënyrë të parregullt.

 

Në një njoftim, blutë bëjnë me dije se tre prej tyre u kapën të dehur në timon, ndërsa një tjetër drejtonte mjetin pa pasur leje drejtimi.

 

DVP Korçë/Drejtonin automjetin në mënyrë të parregullt, Policia Rrugore vë në pranga 4 drejtues mjetesh.

 

Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban pranë DVP Korçë, në vijim të kontrolleve të vazhdueshme dhe punës për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, bënë arrestimin në flagrancë  të shtetasve:

 

– Xh. P., 26 vjeç, banues në fshatin Dërsnik, Korçë, pasi në lagjen nr. 1, Korçë, u kap duke drejtuar mjetin tip “Volksëagen”, në gjendje të dehur.

 

– K. A., 55 vjeç, banues në Korçë, pasi në rrugën “28 Nëntori”, në Korçë, u kap duke drejtuar, automjetin tip “Renault”, në gjendje të dehur.

 

– R. H., 29 vjeç, banues në Durrës, pasi në rrugën “Gani Butka”, në Pogradec, u kap duke drejtuar, automjetin tip “Ford”, në gjendje të dehur.

 

– L. M., 56 vjeç, banues në fshatin Dardhas, Pogradec, pasi në qytetin e Pogradecit, u kap duke drejtuar, motomjetin tip “Yamaha”, pa leje drejtimi.

 

Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec, për veprime të mëtejshme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re