Policia Rrugore ka bërë bilancin e një jave, ku në pranga janë vënë 17 drejtues mjetesh, 8 prej të cilëve kanë qenë të dehur ndërkohë që ishin në timon.

Po ashtu janë vendosur 13,302 masa administrative për shkelje të ndryshme, me një mesatare prej 1900 masa në ditë.

Ndërsa janë vendosur 48 masa administrative për pezullim të lejes së drejtimit, ku shkelësit kanë pranuar konvertimin me dyfishin e gjobës.

Njoftimi:

🚔📆 Bilanci Javor i Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë (31.03-06.04.2024):

🚔 17 persona u arrestuan për vepra penale në qarkullimin rrugor. Përfshihen:

8 të dehur në timon
3 pa leje drejtimi
1 nën ndikim narkotikësh
1 i proçeduar në liri pa leje drejtimi
1 për shkelje të rregullave të qarkullimit
2 për korupsion aktiv
1 për trafikim mjetesh

📊 Janë vendosur 13,302 masa administrative për shkelje të ndryshme, me një mesatare prej 1900 masa në ditë. Ndër to përfshihen:

152 për xhama të zinj
522 për tejkalim shpejtësie
404 për parakalim të gabuar
523 për përdorim celulari gjatë drejtimit
812 për mosvendosje të rripit të sigurimit
516 për mosvendosje të kaskës
908 për mosdhënie përparësie këmbësorëve
35 për mosrespektim të sinjalit “Stop”
96 për sjellje të gabuar të këmbësorëve
8495 për qëndrim të gabuar
839 për masa të tjera

🛑 48 masa administrative për pezullim të lejes së drejtimit, ku shkelësit kanë pranuar konvertimin me dyfishin e gjobës.

🚗 Bllokimi i 44 automjeteve, ku përfshihen:

7 me targa të huaja për verifikim
34 për detyrime të palikuiduara
1 për mungesë dokumentacioni
12 të spostuara me mjet ngritëse

Përgjegjësia dhe siguria në trafik janë prioritet për një shoqëri. Të qëndrojmë të informuar dhe të kujdesshëm!

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re