Policia Rrugore e Tiranës ka bërë bilancin e javës që lamë pas, ku janë pezulluar 275 leje drejtimi dhe janë arrestuar 35 shoferë, pasi u kapën duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

 

Në një njoftim, policia bën me dije se janë bllokuar edhe 6 automjete, për mungesë dokumentacioni apo me targa të huaja.

 

Policia Rrugore e Tiranës

 

Kontrolle të shtuara në të gjitha akset rrugore, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore në kryeqytet.  

 

Gjatë javës që lamë pas, Policia Rrugore e Tiranës goditi 1 rast të tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë, me qëllim shmangien e masës administrative për shkeljen e kryer.

 

2 shtetas janë arrestuar pasi janë kapur duke drejtuar automjetet, nën efektin e drogave.

 

35 shtetas janë arrestuar dhe proceduar për drejtim automjeti, në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi.

 

275 leje drejtimi janë pezulluar, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, për shpejtësi tej normave të lejuara dhe për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

 

Janë bllokuar 6 automjete, për mungesë dokumentacioni apo me targa të huaja, të cilat i kanë kaluar për verifikime të mëtejshme Seksionit kundër Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë.

 

Policia Rrugore e Tiranës falënderon përdoruesit e rrugës që zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo paligjshmëri.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re