Deputeti i PD-së, Agron Gjekmarkaj ka shpjeguar arsyen përse qeshi gjatë fjalimit të kolegut të tij, Saimir Korreshi.

Në një lidhje me Skype në Syri TV, Gjekmarkaj tha se Korreshi foli me një sens të fortë humori dhe se ishte e pamundur për të që të rezistonte.

“Ka dy të qeshura, një e qeshur se diçka të pëlqen dhe një e qeshur, kur do ta tallësh ta përqeshësh një gjë. Dhe fjalimi në rastin e zotit Korreshi ishte një e qeshur kënaqësie, sepse na pëlqeu të gjithëve ajo që ai tha me një sens të fortë humori dhe ishte e pamundur ti rezistoje të qeshurës. Nuk ishte përçmuese. Përçmuese ishte e qeshura që na kapi më vonë, kur folën ministrat e qeverisë”– tha Gjekmarkaj.

Çfarë ndodhi gjatë seancës maratonë në Kuvend?
Orët e para të mëngjesit të sotëm Saimir Korreshi ka shkaktuar të qeshura në sallë gjatë fjalimit të tij në foltoren e Kuvendit teksa ishte duke renditur, sipas tij, mungesën e profesionalizimit nga ana e Policisë së Shtetit duke kaluar deri tek mbështetja financiare për familjet në nevojë.

“Këtu u tha se këtu kemi bërë shëndetësinë jashtëtoksore. Po hajde njëherë në spitalin e Lushnjës, të del miu nga këmbët e nuk din ku të vesh. Ju jetoni në ëndrra. Thoni se do bëni shkolla por nuk kemi më nxënës se të gjithë fëmijët kanë ikur”, tha Korreshi në Kuvend.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re