Deputeti lushnjar Sajmir Korreshiu ndal sërish te problematikat e qytetit të tij ku riktheu sërish faktit se “spitali është pushtuar nga minjtë”.

Sipas tij, tani qyteti nuk ka më mace, pas i kanë çuar në spital, të luftojnë minjtë.

Korreshi:

“Nuk e kemi vetëm te vaksinat, për hir të vërtetës i gjithë grupi parlamentar ka qenë pro.

Në Lushnjë duhet mik i fortë për të bërë Pfizer, për një skaner duhen dy javë dhe atëherë virusi ka kaluar dy herë në trupin e njeriut.

Skaneri i spitalit në Lushnjë do mik, 4 jave qe qytetaret te marrin përgjigjet.

Dua ti falenderoj mjekët por jo drejtuesit, në kulmin e pandemisë, ju ftoj të vini ta shikoni urgjencën.

Nuk ju kërkoj shumë kohë, vetëm atë që harxhoni në parukeri, ju qeshët herën e parë se aty kalojnë minj, sot aty nuk gjenden mace pasi i kanë çuar në spital të hanë minjtë.

Do t’ju lutesha të gjithëve që me rrogën tuaj të parlamentit do t’ia dilnit në fund të muajit, jo më me rrogën e qytetarit”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re