Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka deklaruar se qëndrimet e kryeministrit Edi Rama ndaj Kosovës janë skandaloze, duke i cilësuar si ” të dëmshme dhe provokuese”.

Meta shprehet se këto qëndrime shkojnë në interes dhe bëjnë avokatinë e ultranacionalistëve serbë.

“Kryeministri Edi Rama është shquar gjithmonë për qëndrime tërësisht skandaloze, të dëmshme dhe provokuese, të cilat jo vetëm që nuk reflektojnë qëndrimin që ka dhe që duhet të ketë Shqipëria dhe qeveria e saj, por përkundrazi janë qëndrime që shkojnë tërësisht në interes dhe bëjnë avokatinë e ultranacionalistëve serbë, që i nxisin këto tensione dhe konflikte”, u shpreh Meta.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re