Sekretarja organizative e LSI, Eriona Bixha, në një dalje publike për mediat është shprehur se qeveria dhe bashkia e Tiranës kanë lënë në harresë të dëmtuarit nga tërmeti.

“Veliaj ka lënë në harresë qytetarët e Tiranës, mashtrime me projekte 3D, mendon vetëm për oligarkët”, tha Eriona Bixha në deklaratën e saj.

Deklarata e plotë

Shtëpitë e dëmtuara nga tërmeti, Eriona Bixha: Veliaj ka lënë në harresë qytetarët e Tiranës, mashtrime me projekte 3D, mendon vetëm për oligarkët

Po bëhen mbi 10 muaj nga tërmetet e 21 shtatorit dhe 26 nëntorit dhe ende qindra familje të Bashkisë së Tiranës janë pa asnjë zgjidhje për strehimin e tyre. Bashkia e palodhur në mashtrimet e saj vazhdon me fasadat e shtëpive virtuale 3D në zona virtuale si ajo e prezantuar së fundmi në Kombinat, por s’ka asnjë transparencë se çfarë po ndodh me fondet që bujarisht vendet mike ja dhuruan vendit tonë, si ndihmë për familjet e prekura nga tërmeti. Pra, asnjë qytetar që sot përballet me hallin jetik të banesës nuk ka asnjë informacion apo shpresë se çdo të bëhet me ta. Sipas ekspertizës së Institutit të Ndërtimit në zonën e Tiranës ka konfirmuar të demtuar rreth 448 pallate dhe 548 shtëpi. Por, vetëm një numër shumë i vogël i tyre ka marrë kompesim qiraje edhe ky i fundit tepër i vonuar, pasi ka filluar të jepet vetëm në muajt shkurt-mars. Ndërkohë, që pjesa dërrmuese vijon të vuajë nëpër rrugët e Tiranës pa një strehë. Vetëm 10 familje në bashkinë e madhe të Tiranës kanë marrë dëmshpërblim, ndërkohë që qytetarë të tjerë vazhdojnë të jetojnë në shtëpitë e dëmtuara, të pa-rikonstruktuara dhe duke rrezikuar jetët e tyre.

Po i drejtohemi sot publikisht Erjon Veliajt të emëruarit në Bashkinë e Tiranës, kur do të marrin dëmshpërblim familjet tiranase të prekura nga tërmeti ? çfarë po bëhet me Programin e Rindertimit ? Përse vendimi për prishjen e një trashëgimie kulturore dhe historike si Teatri Kombëtar u mor brënda ditës, ndërsa për dëmshpërblimet e dëmeve të tërmetit duhen muaj e muaj??? Këto pyetje njëherazi akuza për Erjon Veliaj, kërkojnë përgjigje. Qytetarët e Tiranës nuk duan propagandën tuaj, por duan zgjidhje. Qytetarët nuk mund të bashkëjetojnë me rrezikun e jetës. Por, ata duan siguri dhe qetësi për fëmijët dhe familjarët e tyre. Erjon Veliaj ka zgjedhur të jetë mik i oligarkëve dhe armik i interesave të qytetarëve. Nuk do ndalemi se çjerruri maskën fasadë alla Veliaj.

Qytetarët e Tiranës nuk e meritojnë një gënjeshtar si Veliaj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re