Rreth 50 të dënuar në burgun e Drenovës i janë drejtuar me një  peticion dy kryetarëve të grupeve Parlamentare, konkretisht Beldi Çuçit të PS dhe Gazmend Bardhit të PD, ku i kërkojnë miratimin e amnistisë penale.

Ata thonë se janë të dënuar nga GJKKO dhe kanë vuajtur pjesën më të madhe të dënimit.

Të dënuarit ndër të tjera thonë se kanë të drejtë të përfitojnë lirimin me kusht, ndërsa shprehen se e kanë të vështirë ta fitojnë për shkak të paragjykimit që u bëhet nga gjykatat.

Në letër të dënuarit shprehen se ata ndihen të diskriminuar duke theksuar se po u bëhet padrejtësi vetem se gjykata ndryshoi emer.

“Përfitojnë nga amnistia veprat si vrasjet, grabitjet etj. Kjo është padrejtësi që na bëhet vetëm sepse Gjykata e Krimeve të Rënda ndërroi emër dhe të gjithë të dënuarit përpara se të ndërrohej emri kjo gjykatë përfitojnë”, thuhet ndër të tjera në letër.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re