OFL në kuadër të zbatimit të ligjit Speical i ka dërguar kërkesën e vetëdekarimit të pasurisë shtetasve; Jeims (Përparim) Nezha, Emiljano Norja, dhe Ermir Dervishi banues në qytetin e Durrësit.
Shtetasit e lartpërmendur dy prej tyre të dënuar për veprat penale “Prodhim dhe trafikim të narkotikëve” dhe i fundit për “Vrasje me paramendim”, duhet t’u përgjigjen me shkrim brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së, ku më pas përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i plotë:
OFL, 14 dhjetor/ Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.
Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:
Jeims (Përparim) Nezha., banues në Durrës, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;
Emilijano Norja., banues në Durrës, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;
Ermir. Dervishi., banues në Durrës, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim.
Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.
OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.
OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.
(E.G/Faxweb.al)
/faxweb