Pas përfundimit të procesit të votimit, Sali Berisha në një deklaratë për mediat përshëndeti të gjithë qytetarët që morën pjesë në votim.

Sipas tij, pjesëmarrja ishte e denjë dhe ajo ashtu sic përpiqen ta zvogëlojnë të dëshpëruarit, sic i quajti ai.

“Nga kjo platformë dua ti përcjell përshëndetjen më të përzemërt, për të gjitha ata qytetarë dhe qytetare që sot e shndërruan këtë ditë me votën e tyre në një ditë të historisë sonë. Ata votuan në qendrat e votimit në kushtet më të jashtëzakonshme, u ngritën mbi çdo gjë dhe folën me votën e tyre, folën me guxim dhe vendosmëri.

Ata kapërcyen mbi konglomeratin e administratës mafioze, oligarkëve të shpifur dhe bandave të tyre kriminale. Guximi vendosmëria, përgjegjësia e qytetarëve sot ishte epike.

Pjesëmarrja ka qenë jo ajo që duan ta zvogëlojnë të dëshpëruarit, ata që bënë gjithçka kundër këtij procesi, por ndër pjesëmarrjet ndër më të denjat për qytetaret në të katër anët e vendit”, theksoi ish-kryeministri.

Berisha kishte edhe një vlerësim për komisionerët, për të cilët dha se i rezistusan presionit të mafies në pushtet dhe të bandave. Ai tha se ata duhet të vazhdojnë me përgjegjësi edhe punën e numërimit të votave deri në fund.

“U përballën me presion dhe kërcënime nga më të papranueshmet, por kryen me nder para shqiptarëve një detyrë që është mbi të gjitha detyrat. Në kushtet paqe kjo është detyra mbi të gjitha detyrat.

U bëj thirrje me atë përgjegjësi që dëshmuan gjatë ditës, me atë guxim me të cilin përballuan presionet e egra të mafies shtetërore, të bandave dhe oligarkëve, po me atë përgjegjësi të numërojnë cdo votë. Garantoj qytetarët se vota e tyre do të peshojë më shumë se asnjëherë. Kjo betejë është një betejë e një rëndësia historike dhe këtë betejë do e fitojnë vetëm ata që mbrojnë kauzën e drejtë të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme”, tha Berisha.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re